Turqia gati për sulm eventual, vë në gatishmëri 18 avionë bombardues F -16

Lajme

Turqia gati për sulm eventual, vë në gatishmëri 18 avionë bombardues F -16

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 21:20

Pas rrëzimit të aeroplanit rus, Forcat e Armatosura të Turqisë së bashku me artilerinë, tanket dhe autoblindat kanë lëvizur drejt kufirit të Turqisë me Sirinë.

Artileria turke dhe të gjitha mjetet ushtarake po lëvizin nën masa të rrepta të sigurisë, më pastaj do të vendosen në vendin e caktuar në kufi me Sirinë, raportojnë mediat turke.

Aeroplanët F-16 ruajnë kufirin

Pas rrëzimit të aeroplanit rus, duke pasur parasysh mundësinë e sulmeve ruse, Turqia ka mobilizuar aeroplanët e saj luftarakë. 18 aeroplanë të tipit F-16 janë vendosur në afërsi të kufirit të Turqisë me Sirinë, ku edhe po kontrollojnë sigurinë e kufirit, transmeton lajmi.net

Aeroplanët e kanë urdhrin “Gjuaj”

Forcat e Armatosura të Turqisë, duke pasur parasysh mundësinë e kundërpërgjigjes së aeroplanëve rusë, u kanë thënë pilotëve të tyre që të godasin të gjitha caqet e panjohura dhe të gjitha fluturaket që shkelin vijën ajrore të Turqisë pa paralajmërim. Turqia ka mobilizuar shumë avionë luftarak në kufi, ndërsa poashtu ka ngritur numrin e aeroplanëve në ndërrimin e natës nga 4 në 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat