​Kryeministri i Baden-Württembergut: Nuk ka azil për qytetarët e Kosovës

Lajme

​Kryeministri i Baden-Württembergut: Nuk ka azil për qytetarët e Kosovës

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 19:22

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është pritur sot me nderime shtetërore nga kryeministri i Landit të Baden-Württembergut, Winfried Kretschmann.

Pas ceremonisë solemne dhe nënshkrimit në librin e mysafirëve të nderit, kryeministrat Mustafa dhe Kretschmann dhanë nga një deklaratë për gazetarët dhe të pranishmit.

Kryeministri Winfried Kretschmann, në fjalën e tij tha se, duke qenë e pavarur që nga viti 2008, Kosova përgjatë rrugës së vet politike, jo gjithmonë të lehtë, ka arritur shumëçka.

“Një moment i rëndësishëm është edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në, që u nënshkrua jo më larg se muajin e kaluar. Marrëveshja paraqet hap të rëndësishëm në rrugën drejt Evropës, për ç’gjë dëshiroj t’iu përgëzoj edhe njëherë nga zemra. Mes dy vendeve tona ekzistojnë kontakte dhe bashkëpunime të ngushta të cilat ne dëshirojmë t’i thellojmë edhe më tej. Një shembull të cilin dëshiroj ta nxjerr në pah është projekti Diakonie Baden-Württemberg, projekti bazohet në një vendim të ligjshëm dhe mundà «son bashkëpunimin në lëmin e shkollimit profesional, dhe përkujdesjes shëndetësore. Deri sot shumë kosovarë kanë nisur me shumë zell shkollimin profesional në institucionet e përkujdesjes shëndetësore. E dimë që puna e tyre atje vlerësohet lartë. Ligji gjerman i azilit është rrugë e gabuar për njerëzit nga Kosova që kërkojnë punë këtu, sepse ata që parashtrojnë kërkesa për azil, e di që nuk kanë përjetuar as luftë, as përndjekje politike. Ata persona ne duhet t’i kthejmë. Por, ne dëshirojmë ta lehtësojmë qasjen e bashkatdhetarëve tuaj në tregun tonë, në shkollimin profesional dhe punë. Prandaj, Qeveria jonë, me këmbëngulje ka kërkuar, së bashku me Qeverinë Federale Gjermane, që të arrihen marrëveshje të reja. Rregulloret e tilla janë aprovuar në gjithë Gjermaninë, dhe në qoftë se dëshironi ta shihni nga ajo perspektivë, ky është fryt i bashkëpunimit tonë të përbashkët. Nuk është qëllimi ynë që t’ua m arrim njerëzit e kualifikuar, sepse e dimë që kokat e mençura dhe duart e zellshme nevojiten si atje si këtu”, tha Kretschmann.

Kryeministri Isa Mustafa, në fjalën e tij e falënderoi shumë kryeministrin Kretshman për ftesën duke shprehur dëshirën që edhe ai të jetë mysafir në Kosovë, sa më parë.

“Ne gjatë gjithë kësaj periudhe të ndërtimit të demokracisë në Kosovë, pas vitit 1999, e kemi pas përkrahjen e Gjermanisë. Shumë njerëz tanë kanë gjetur strehim këtu në Gjermani, kemi një komunitet mjaft të madh edhe në Landin e Baden-Württembergut, dhe ata i kontribuojnë ndërtimit dhe investimit në Kosovë. Ne kemi pas një fluks të pa rëndomtë të migrimit në fillim të këtij viti dhe në fund të vitit të kaluar. Një numër i madh kanë ardhur edhe në këtë land, kemi arritur që të ndalojmë tërësisht këtë fluks dhe nuk dëshirojmë që asnjë asnjeri nga Kosova të vij dhe të kërkoj azil. Ne e konsiderojmë Kos ovën vend të sigurt të origjinës, dhe jemi të hapur që të gjithë ata që kanë ardhur këtu të kërkojnë azil të kthehen dhe të riintegrohen. Dëshirojmë që ardhja e mëtutjeshme e njerëzve tanë këtu të jetë vetëm për shkollim ose të vjen me kontratë legale të punës për ato që ne merremi vesh me firmat tuaja dhe me Qeverinë tuaj. Ne vlerësojmë se në landin tuaj keni shkolla shumë të forta profesionale që kemi nevojë t’i përdorim në këtë mbështetje tuajën dhe këtë ndihmë tuajën në shkollimin e njerëzve tanë. Jemi të interesuar që të vijnë sa më shumë biznese nga landi Baden-Württembergut dhe të investojnë në Kosovë, mirëpo gjithmonë mbi bazën e interesit ekonomik dhe të bashkëpunimit ekonomik. Unë edhe sot e kam theksuar në tryezën e rrumbullakët të mëngjesit se ju na keni ndihmuar shumë, që nga paslufta deri më tani”, tha Mustafa.

Më pas, kryeministri Isa Mustafa dhe delegacioni i Qeverisë së Koso vës, i përbërë nga ministrat Hykmete Bajrami, Blerand Stavileci dhe Arban Abrashi, kanë vizituar selinë e kompanisë Daimler AG, e cila prodhon makinat Mercedes.

Gjatë takimeve me drejtuesit e kësaj Damiler, delegacioni kosovar është njoftuar me punën dhe rezultatet e kësaj kompanie.

Kryeministri Mustafa i ka ftuar drejtuesit e Daimler AG që të shqyrtojnë mundësitë që të investojnë në Kosovë, duke pas parasysh resurset që ka Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat