Kush po e saboton armatosjen e FSK-së?!

Kosova

Kush po e saboton armatosjen e FSK-së?!

Nga: Arben Sylejmani Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:07

Konfliktet e armatosura në vendet e lindjes, kërcënimi i terrorizimit dhe armatosja e shteteve fqinje të Kosovës, po konsiderohet si nevojë imediate armatosja e FSK-së, në mënyrë që në të ardhmen e afërt ajo të jetë në gjendje të mbroj territorin e shtetit të Kosovës.
Deputet dhe njohës të sigurisë thonë se armatosja e FSK-së është më se e nevojshme, pasi që sipas tyre, edhe Kosova nuk mund qëndron imune ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor në përgjithësi.
Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha dhe ish-komandanti i Brigadës së Koshares thotë se problemi kryesor për armatosjen e FSK-së, mbetet ndërrimi i misionit të saj.
Por, për ndryshimin e misionit të FSK-së nevojiten votat e Listës Serbe e cila është shprehur se do të votoj kundër ndryshimeve kushtetuese për transferimin e FSK-së në forca të armatosura.
Nga ana tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, shprehet kritik ndaj pushtetit, pasi që sipas, FSK-ja nuk është armatosur as me ato armë që i parasheh Pakoja e Ahtisarit.

Berisha: Problemi i armatimit të FSK-së, mbetet ndërrimi i misionit

Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha e sheh si të nevojshme armatosjen e FSK-së, por ai thotë se për të bërë këtë gjë, duhet të ndërrohet misioni i këtij institucioni.
“Unë mendoj se problemi i FSK-së, edhe i armatosjes duhet të trajtohet më shumë si problem politik që ka të bëj me ndryshimin e misionit e FSK-së. Pra, në momentin që do të zhbllokohet ky blloku politik në kuptimin e ndryshimeve kushtetuese edhe ligjit për FSK-në, atëherë sigurisht se do të fillojë edhe armatosja e FSK-së”, thotë Berisha.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat