Dërguti: Donika Kadaj Bujupi “më e rrezikshme” se Oliver Ivanoviq

Lajme

Dërguti: Donika Kadaj Bujupi “më e rrezikshme” se Oliver Ivanoviq

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:47

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për shefe e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

Po ashtu, Dërguti ka thënë se drejtësia në vend është me standarde të dyfishta pasi Oliver Ivanoviqin i cili është i akuzuar për krime lufte po rri në arrest shtëpiak, ndërsa Kadaj Bujupi në burg.

“Derisa Donika Kadaj-Bujupi po mbahet në paraburgim për shkak të veprimeve të saj në mbrojtje të Republikës, ndërkohë, Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte, rri në arrest shtëpiak!!! A më i rëndë qenka gazi lotsjellës në Kuvend apo vrasja e civilëve të pafajshëm?!
Drejtësia me standarde të dyfishta është padrejtësi!”, ka shkruar Dërguti në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat