Lufta e madhe arabe: Ja gjithë konfliktet e mundshme

Lajme

Lufta e madhe arabe: Ja gjithë konfliktet e mundshme

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:20

Rrëzimi i avionit rus në kufirin turko-sirian mund të shtyjë përshkallëzimin e një konflikti në Siri me zhvillime të pamenduara më parë.

Tensioni i rritur mes Kremlinit dhe Ankarasë, rrezikon të zhvillojë një përplasje mes fuqive të mëdha arabe si Katari dhe Arabia Saudite.

Përballjet

Froni i kryesuar nga rusët sheh në përbërje milicinë shiite irakene, Hezbollahun libanez dhe iranianët.

Megjithëse në 48 orët e fundit janë shtuar sulmet duke marrë disa territore, milicia e Assad ka frenuar për shkak të kundërofensivës se milicive islamike të Al Jaish.

Ky është një koalicion i përbërë nga grupe të ndryshme islamike, mes të cilëve Al Nusra, Ahrar Al Sham dhe Vëllazëria Myslimane me legjinin e Shamit.

Këto grupe financohetn kryesisht nga Arabia Saudite dhe Katari.

Grupet e zgjedhura

Por nuk është vetëm ky koalicion që financohet nga Arabia Saudite.

Emirët sauditë mbështesin edhe disa grupe rebele.

Ata kanë furnizuar edhe Free Syrian Army me disa armatime të rënda, rebelët e mbështetur nga SHBA.

Nëse tensioni mes sauditëve do të rritje, përveç Rusisë, koalicionit perëndimor, Turqisë apo Iranit, përfshirja e vendeve arabe do t’i jepte përmasa gjigande një lufte që është në prag të nisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat