Tetë arsye pse Turqia e ka rrëzuar aeroplanin rus

Lajme

Tetë arsye pse Turqia e ka rrëzuar aeroplanin rus

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:18

Me rrëzimin e aeroplanit luftarak rus Su-24, Turqia ka kryer akt lufte kundër Federatës Ruse.

Joaquim Flores në një analizë të tijën për raportet e fundit ruso-turke, shkruan se aeroplanët luftarakë turq kanë rrëzuar një aeroplan rus, kurse milicia e Turkmenistanit, nën komandën turke ndoshta ka vrarë të dy pilotët.

Është e mundshme që kjo milici, si forcë kukull nën komandën e drejtpërdrejt të Ankarasë, ka kryer këtë aksion me miratimin e heshtur të shtetit.

Milicia e Turkmenistanit kishte rol mbështetës në mbështetjen e shtetit islamik në vendkalimet kufitare, dhe furnizimet e saj me naftë Turqinë.

Turqia pretendon se aeroplani reaktiv kishte shkelur hapësirën ajrore, dhe për këtë është përgjegjëse drejtpërdrejt Rusia.

Në këtë deklaratë ekzistojnë vrima të shumta, të cilat qojnë se ky është një “akt lufte” nga ana e Turqisë.

Pyetja e parë është nëse hapësira ajrore e përgjithshme është shkelur.

Përgjigja e mëparshme ruse rreth incidentit të 5 tetorit duhet të konsiderohet si një sukses diplomatik afatshkurtër, por edhe si një dështim strategjik.

Rusia nuk e kishte kontestuar aso kohe se ka pasur shkelje teknike, por është mbështetur në faktorët teknik dhe ligjor siç janë shkalla e shkeljes së hapësirës ajrore, qëllimi i pilotit (fushëveprimi i misionit) dhe mungesa e pasojave.

Shkelja e hapësirës ajrore në vetvete është mentor së bashku me ligjin dhe marrëveshjet mes vendeve ndërkombëtare.

Faktorët që duhet të respektohen në arsyetimin ligjor dhe diplomatik të vendimit të një shteti për të rrëzuar një aeroplan, i cili dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore janë: mënyra dhe shkalla e shkeljes si dhe qëllimet e mundshme të pilotit.

Janë baza të arsyeshme, ato që kryesisht përmbajnë elemente të mjaftueshme ose ato që dëshmojnë qëllimet e vërteta të çështjes.

Në këtë drejtim shtrohet pyetja nëse pala që ka shkelur rregullat, ka një qëllim të hapur për një akt të tillë.

Kështu, faktorët që qojnë në përfundimin se përgjigja turke ndaj veprimeve ruse nuk është e përshtatshme janë:

1) Rusia nuk ka objektiva formale ose joformale në Turqi – dhe kështu aeroplani nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë, nëse ajo interpretohet ligjërisht apo ushtarakisht.

2) Rusia nuk ka përfitime gjeopolitike në rast të shkeljes së hapësirës ajrore turke.

Kjo do të thotë se akti i Turqisë nuk është vetëm një reagim. Në këtë mënyrë mund të interpretohet si akt lufte.

Turqia kryen detyrën e NATO-s, krijimin e zonës së ndalim-fluturimit në veri të Sirisë

Qëllimi i zonës së ndalim-fluturimit në veri të Sirisë, ka për qëllim mbrojtjen e linjave të furnizimit të ISIL në veri dhe verilindje, duke përfshirë edhe ato në Irak.

Në përgjigje të agresionit turk, Putin ka deklaruar sot haptazi se shteti turk po mbështet terrorizmin e ISIS-it, dhe kështu deklarata e tij ka për qëllim të zgjidh shqetësimet.

A është aksioni turk kundër Rusisë provokim, apo përgjigje? Analiza tregon dy arsye, por me një tendencë për t’iu përgjigjur.

Turqia është duke luftuar të ruaj interesin e saj në konfliktin sirian, dhe mbrojtjen e importit të naftës nga territori i kontrolluar nga ISIS.

Rusia së fundmi i ka dhënë goditje të rëndë ISIS-it, me sulme mbi konvoj të kamionëve që transportonin naftë drejt Turqisë. Nga ky këndvështrim, Turqia ia ka kthyer Rusisë.

Djali i Erdoganit, Bilal Erdogan zotëron rreth 500 kamion-cisternë që i përdor ISIS për transportimin e naftës në Turqi, dhe këta kamionë janë djegur gjatë sulmeve ruse javën e kaluar.

Prandaj, vendimi i Erdoganit për të rrëzuar aeroplanin rus Su-24, është rezultat i qëllimeve të rëndësishme të NATO-s, si dhe rritjen e jostabilitetit të sundimit të AKP-së së Ergodanit. Këto objektiva janë:

1)Krijimi i një zone të ndalim-fluturimit të NATO-s në veri të Sirisë

2) Përshtypja e hapur e Turqisë si ithtarë të ISIS-it (për të minimizuar ndikimin e ndërhyrjes ruse)

3) Provokimi i një reagimi të fortë zyrtar të NATO-s, dhe ndoshta thirrja për Nenin 5, që do të jetë jashtëzakonisht i vështirë i aplikueshëm për Francën, apo ndoshta edhe për veprime të përbashkëta (me Rusinë) kundër ISIS-it. Kjo gjithashtu nënkupton aktivizimin e baterive gjermane kundërajrore që janë të vendosura në kufirin turk.

4) Nxitja për përgjigjen ruse, e cila pavarësisht nga natyra e përgjigjes do të ishte e parashikueshme, që Turqisë do ti sillte avantazh strategjik (të dini kohën e lëvizjes është shumë e rëndësishme në strategji).

5.) Përkrahja e vazhdueshme anti-ruse, dhe e opozitës pro-perëndimore në Rusi. Brenda Rusisë, kolona e pestë dhe e gjashtë do ta shfrytëzojë këtë incident kundër shtetit rus. E pesta do të thotë se është dëshmi se veprimet ruse në Siri prodhojnë pasoja të padëshiruara. E gjashta do të thotë se kjo është një dëshmi se Rusia duhet të ndjekë një forcë të fortë të ndërhyrjes.

6) Eliminimi i të gjitha propozimeve pozitive për gazsjellësin “turk” – dhe shtyrja e Rusisë drejt tubacionit të dytë të gazit deri në Gjermani (“Nord Stream 2”) – si e vetmja rrugë që NATO-ja më vonë mund ta ndajë dhe sulmojë përmes presionit mbi Berlinin.

7) Hakmarrja dhe “protesta e fortë”, për shkak se në objektivin e Rusisë ka qenë puna personale e Bilal Erdogan.

8.) Margjinalizimi i anti-opozitës së Ergodanit brenda Turqisë, dhe transferimi i dialogut kombëtar nga çështjet e brendshme në ato të jashtme.

Në këtë pikë është e vështirë që gjitha këto arsye të renditen sipas rëndësisë, por dy qëllimet e fundit ndoshta janë sekondare ose terciare në skemën e gjerë gjeostrategjike.

Pikat tjera të konfliktit midis Rusisë dhe Turqisë – një recetë për luftë totale

Luftën do ta shfrytëzonin vetëm klasa amerikane në pushtet, sigurisht përmes Atlantikut, dhe nevojave dhe kompleksit ushtarako-industrial dhe bankar të elitës së Londrës dhe Wall Street-it. Në këtë aspekt, duhet të pritet për gjëra tjera

1.) Rritja e mbështetjes turke për grupe ekstremiste të Tatarëve në Krime, që do të ishte një sulm i dyfishtë në Krime pas ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga Kievi. Këto grupe ekstremiste ekzistojnë në bazë të mbështetjes së Turqisë, dhe ato pa ndihmën e huaj nuk mund të mbijetojnë. Udhëheqja aktuale e moderuar e minoriteteve Tatarë mbështesin qeverinë e Krimesë, rrjedhimisht Rusinë.

2)
Rritja e mbështetjes së Turqisë ndaj Azebajxhanit – mbështetja e qëllimeve të tyre në konfliktin me Armeninë mbi rajonet konstatuese kufitare, dhe ringjallja e projektit të dështuar Nabucco, në dritë të ngrirjes së projektit të gazsjellësit rus në Turqi, do të zbuste ndikimin e ftohjes së marrëdhënieve ruso-turke në tregjet e energjisë.

3) Turqia gjatë mbështetjes së ISIS-it, do të vazhdojë të bashkëpunojë me Katarin dhe Arabinë Sauditë në Khwarezm dhe rajonet turkmene në lindje të Detit Kaspik, për të krijuar një lidhje të plotë midis konflikteve në Kaukaz dhe Lindje të Mesme, derisa anëtarët e muxhahedinëve afganë, “al-Kaedës” do të përpiqen të depërtojnë në Uzbekistan dhe Turkmenistan.

4) Qëllimi final afatshkurtër do të rrezikonte stabilitetin pro-rus në Kazakistan, Uzbekistan dhe në republikat ruse të Dagestanit dhe Çeçeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat