Biden: Ballkani, me interes të madh për SHBA-në

Lajme

Biden: Ballkani, me interes të madh për SHBA-në

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:55

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit, në 25 vjetët e fundit, ka qenë me interes të madh për Shtetet e Bashkuara.

Biden i ka bërë këto komente për gazetarët në Zagreb, ku po merr pjesë në samitin Bërdo-Brioni.

Ky samit, që sivjet është i katërti me radhë, është një nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

Biden e ka lavdëruar këtë nismë, duke thënë se ajo arrin të mbledhë rreth së njëjtës tryezë të gjithë presidentët e shteteve të rajonit.

Në samit po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat