​2015, viti më i ngrohtë i regjistruar deri tani

Lajme

​2015, viti më i ngrohtë i regjistruar deri tani

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:44

Organizata Meteorologjike Botërore (WMO) ka thënë se temperaturat mesatare ne vitin 2015 duket se do të jenë më të nxehtat të regjistruara ndonjëherë.

Të dhënat deri në fund të tetorit treguan se temperaturat botërore po qëndrojnë më lart se viteve paraprake në një periudhë kohorë një vjeçare.

Shkencëtarët kanë thënë se edhe periudha pesë vjeçare nga viti 2011 deri në vitin 2015 është po ashtu me e ngrohta e regjistruar ndonjëherë.

Sipas shkencëtarëve, kjo ngritje vjen si pasojë e kombinimit të dukurisë ciklike të motit El Nino si dhe aktivitetit njerëzor në planet.

Organizata Meteorologjike Botërore ka deklaruar se vlerësimet e tyre preliminare, të bazuara në periudhën Janar-Tetor, tregojnë se temperaturat mesatare globale për vitin 2015 janë 0.73 gradë Celsius mbi temperaturat mesatare të vitit 1961-1990.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat