Vazhdon kaosi i mbeturinave në Kosovë, rreth 1300 deponi në tërë vendin

Lajme

Vazhdon kaosi i mbeturinave në Kosovë, rreth 1300 deponi në tërë vendin

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:02

Menaxhimi i mbeturinave në Kosovë vazhdon të jetë problem ende i pa zgjidhur. Ndonëse çdo vit ndërmirren aksione të ndryshme të pastrimit në tërë komunat e Kosovës, deponitë e mëdha vazhdojnë të mos eliminohen.

Inciativa “Ta pastrojmë Kosovën” e cila në vazhdën e shumë aktivieteve të tyre për pastrimin e vendit, këto ditë ka përpiluar edhe hartën e deponive të mëdha të mbeturinave në komunat e Kosovës.

Edhe pse në aksionin e madhë të organizuar nga kjo iniciativë me 22 maj ku u pastruan 86 deponi të mëdha, numri i tyre nëpër komuna vazhdon të jetë alarmant.

Vetëm në komunën e Prishtinës egzitojnë 379 deponi, duke vazhduar më pas me komunën e Pejës e cila është edhe më keq se Prishtina me 492 deponi të mbeturinave. Pastaj radhitet Skenderaj me 180, Mitrovica me 141, Besiana me 83, Gjakova 53, Ferizaj me 44, Prizreni me 12, Gjilani me 5 dhe në fund është komuna e Deçanit me më së paku 4 deponi të tilla.

Në bazë e gjithë këtyre gjetjeve nga inciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, del të jetë se numri i tërsishëm i deponive të mëdha të mbeturinave në tërë Kosovën është rreth 1393, numër ky mjaftë i lartë duke pasur parasysh se çdo vitë në aksionet e pastrimit në tërë Kosovën largohen mijëra tonelata mbeturina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat