Gjermania kërkon shpërndarjen e refugjatëve me shembullin e Kosovës

Lajme

Gjermania kërkon shpërndarjen e refugjatëve me shembullin e Kosovës

Nga: Fitim Dika Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:45

Frika e terrorizmit dhe shtimi i vazhdueshëm i refugjatëve në kufijtë europian, akoma nuk ka gjetur në një zgjidhje përfundimtare shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Pas sulmeve barbare në Paris, Franca, Polonia, Slovakia dhe Çekia kanë refuzuar të pranojnë refugjatë, ndërsa numri i tyre në Maqedoni vazhdon të jetë çdo ditë nga 2000- 6000 banorë.

Politika gjermane, ka kërkuar edhe njëherë shpërndarje proporcionale të refugjatëve nga Lindja e Mesme pasi sipas saj, ky problem nuk është i Gjermanisë, as europian, por botëror.

“Një shembull që mund të tingëllojë bukur, sipas kancelares Angela Merkel dhe Sigmar Gabriel (SPD), është shembulli i refugjatëve nga Kosova në fundshekullin e kaluar. Atëherë kishte 120.000 shqiptarë që kërkonin strehim jashtë Ballkanit dhe morën pjesë të gjithë shtetet perëndimore, duke përfshirë SHBA-në që strehuan 20.000 shqiptarë dhe më pas Gjermaninë me 10.000 të tillë,” shkruan stern.de, përcjell Bota sot.

Tani duhet të ndiqet shembulli i njejtë vetëm se me dimensione të ndryshme. Refugjatët nga kampet e Turqisë duhet të dërgohen direkt në vendet e perëndimit sipas shpërndarjes proporcionale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat