Vetëvendosje para dy zgjidhjeve, kaosi dhe dhuna apo rruga Euro-Atlantike?

Lajme

Vetëvendosje para dy zgjidhjeve, kaosi dhe dhuna apo rruga Euro-Atlantike?

Nga: M.Lakna Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:45

Pas katër muajsh ngërçi politik, pozita dhe opozita më në fund kanë dhënë dritën e gjelbër për zgjidhjen e krizës politike.

Publicisti Fadil Lepaja, thotë për “Bota sot”, se pas ofertës së Kryeministrit për përfshirjen e ekspertëve amerikan dhe evropian në çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, do të dal në shesh arsyeja e secilit subjekt për të kundërshtuar këtë marrëveshje.

“Ata të cilët mendojnë se vërtetë ka shkelje dhe lëshime, atëherë do të ulen të shtrojnë argumentet e tyre dhe do të përpiqen të fillojnë një proces të rishqyrtimit të elementeve të marrëveshjes, pa e anuluar marrëveshjen në tërësi. Të vihet kusht anulimi i marrëveshjes, pastaj bisedimi për një të re, në kohen kur nga kjo marrëveshje varet ligjshmëria, përkatësisht plotësimi i kritereve për hyrjen e Malit të Zi në NATO, nxjerr në pah arsye krejt tjera, sidomos kur në njëfar mënyre veç po zhvillohet një lufte për Malin e Zi në NATO, apo jashtë NATO-s por në orbitën ruse”, vlerëson ai.

Lepaja thekson se, përdorimi i kësaj marrëveshje vetëm për të rrezuar një qeveri, është sikur të përdoresh një sistem reaktor, për të goditur një objektiv të parëndësishëm të cilin fare mirë duhet dhe mundesh ta goditësh me “armë" të tjera.

Sipas tij, në këtë rast, Nisma dhe AAK-ja, do të argumentojnë qëndrimet e tyre, ndërsa brenda Vetëvendosjes do të shihet se cila rrymë do të dominoj.

“Unë mendoj se NISMA edhe AAK do të argumentojnë edhe veprojnë ndryshe në fakt, ndërkaq brenda vet Vetëvendosjes do të shihet se cila rrymë do të dominoj: ajo e kaosit dhe anti -perëndimore, , apo ajo e arsyes dhe e rrugës euro-atlantike pavarësisht dallimeve me pjesën tjetër të skenës politike”, shprehet publicisti Lepaja.

Ai potencon se, projekti i bllokimit të institucioneve deri në anulimin e marrëveshjeve ka qenë i jashtëligjshëm.

“Mendoj se , si kam shkruar edhe më herët, projekti i Bllokimit të jetës institucionale, deri në anulimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare të anatemuara nga VV, është i jashtëligjshëm, dhe kjo rrezikon që edhe subjektin i cili insiston në konflikte dhe bllokime të dhunshme deri në "fitore", të dali edhe vet jashtë ligjit”, përfundon Lepaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat