Rusia do vazhdojë të furnizojë me gas Turqinë

Lajme

Rusia do vazhdojë të furnizojë me gas Turqinë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:00

Përkundër prishjes së marrëdhënieve bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë për shkak të rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus, SU-24, të Martën, ministri i energjitikës në Rusi, Anatoly Yanovsky është shprehur se nuk do ketë ndryshime në kontratën e disa viteve më parë në lidhje me eksportet e gazit rus në Turqi.

Vitin e kaluar Turqia ka blerë 27.4 milion metër kub gaz me vlerë prej 6.5 miliardë dollarësh nga Gazpromi, duke e bërë Turqinë partnerin kryesor të Rusisë. Poashtu të dyja shtetet kanë menduar të ndërtojnë një tubacion nëntokësor, Turkish Stream, që do dërgonte gaz nga Rusia në Turqi e më pas për në Bashkimin Europian./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat