10 gjërat më të rëndësishme për momentin që po e karakterizojnë të gjithë botën

Lajme

10 gjërat më të rëndësishme për momentin që po e karakterizojnë të gjithë botën

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 09:56

Këto janë dhjetë gjërat më të rëndësishme për momentin, për të cilat po flitet shumë në gjithë botën. E kjo sipas businessinsider.com.

1.Rrëzimi i avionit rus nga Turqia në kufirin e Turqisë me Sirinë: Të martën në mëngjes situata është komplikuar dhe ngatërruar në Siri, ndërsa ekspertët kanë dhënë mendimet e tyre se sa larg Rusia do të shkojë për t’u hakmarrë.

2.Turqia ka lëshuar një hartë ku tregohet se sipas tyre avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore ditën e së martës. Ndërsa Rusia kundërshtoi këtë me një hartë fluturimi që tregon se nuk ka pasur shkelje të hapësirës ajrore.

3.Tunizia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin dhe një shtetrrethim në kryeqytetin e Tunizisë, pas një sulmi me bombë ndaj një autobusi të rojeve presidenciale roje u vranë të paktën 12 njerëz.

4.Shkollat dhe linjat e metrove janë hapur përsëri në Bruksel, pas një mbyllje katër orësh që erdhi si pasojë e frikës rreth sulmeve në Paris.

5.Zyrtarët e Chicagos kanë publikuar një video se si një polic gjuan për vdekje me armë një djalë 17 vjeçar. Zyrtari policor është duke u akuzuar për vrasje të shkallës së parë të incidentin që ka ndodhur në muajin tetor.

6.Abdelhamid Abaaoud, lideri i sulmeve të Parisi, i cili thuhet se u vra të mërkurën nga policia, u rikthye në skenën e sulmeve afër sallës së koncerteve Bataclan, teksa policia po tentonte që të kapte vrasësin i cili la të vdekur 89 persona aty, tha prokurori i shtetit, shkruan businessinsider.

7.Hoteli zinxhirorë Hilton në SHBA thotë se hakerët kanë vjedhur informacion të kartë krediteve prej disa nga sistemet kompjuterike të pikë-shitjes së saj në hotelet në Amerikën e Veriut.

8.Një hulumtim prej 3 mijë faqesh të ushtrisë amerikane që jep detaje për “ Gabimet e njerëzve, dështimet në procedura dhe jo funksionimet teknike”, dërgoi në bombardimin e spitalit “Mjekët pa kufij”, në Afganistan, muajin e kaluar, kjo sipas “NewYork Times”.

9.Toyota po bën thirrje për tërheqje të rreth 1.6 milion veturave në Japoni për të kontrolluar gabimet e mundshme në “inflatorët e airbag”.

10.Kompania private e hapësirës Jeff Bezos ‘Blue Origin’ të martën në mëngjes ka nisur dhe ulur me sukses sistemin e saj të përmirësueshëm “New Shepard”.

Dhe e fundit…. Albumi i ri i këngëtares Adele “25” zyrtarisht është shitur më shumë kopje në javën e saj të parë sesa cilido album tjetër në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat