Bozhinovski: Mbështetësit e Lavdrim Muhaxherit do ta sulmojnë Maqedoninë

Lajme

Bozhinovski: Mbështetësit e Lavdrim Muhaxherit do ta sulmojnë Maqedoninë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 08:31

Gazetari kontravers Zoran Bozhinovski ka shkruar në Facebook se mbështetësit e Lavdrim Muhaxherit dhe Fitim Ladrovcit, tetë persona nga Kosova, pesë nga Shqipëria dhe dy nga Likova e Maqedonisë këto ditë në Opajë të Kumanovës përgatisin terrenin për të organizuar një sulm hakmarrës ndaj Maqedonisë.

Gjithmonë sipas Zoran Bozhinovski-t, Lavdrim Muhaxheri me shokë janë nervozuar me sjelljen e shtetit të Maqedonisë me refugjatët në kufirin me Serbinë dhe Greqinë ndërsa shumë i ka irituar qepja e gojës që disa refugjat e bënë në shenjë revolte.

Më poshtë kanë vërshuar shumë komente kundërshtuese ndaj Bozhinovskit por ai ju është përgjigjur se ai e paralajmëroi sulmin në ‘Lagjen e Trimave’ por askush nuk e besoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat