Jahjaga në Samitin Bërdo-Brioni në Zagreb

Lajme

Jahjaga në Samitin Bërdo-Brioni në Zagreb

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:24

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, që do të mbahet sot në Zagreb, me ftesë të presidentes së Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe presidentit të Republikës së Sllovenisë Borut Pahor.

Mysafir i Samitit është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ndërsa në samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit të Evropë Donald Tusk, si dhe presidenti i Austrisë Heinz Fischer.

Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat