Thaçi harron episodin e hidhur të UNESCO’s, afër Dacic në Berlin

Lajme

Thaçi harron episodin e hidhur të UNESCO’s, afër Dacic në Berlin

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:10

Ministri i punëve të jashtme Hashim Thaçi është parë sërish afër Ivica Dacic’it. Këtë herë në Berlin, në takimin e parë pas dështimit të Kosovës në UNESCO.

Megjithëse Serbia ka luajtur rolin më të madh për mosanëtarësim e Kosovës në UNESCO, duket se zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi e ka harruar këtë episod të hidhur.

Ai është parë shumë afër homologut të tij serb, Ivica Dacic në Berlin.

Thaçi dhe Dacic kanë marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtme të Europës Juglindore në Berlin të organizuar nga Aspen Institute Germany.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat