Çuni: Ndasitë politiko-ushtarake të luftës, po na ndajnë edhe sot (Video)

Lajme

Çuni: Ndasitë politiko-ushtarake të luftës, po na ndajnë edhe sot (Video)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 21:57

Deputeti i LDK-së, Anton Çuni në emisionin Rrokum Roll tha se që nga fillimi i tij politik, kurrë nuk e ka paramenduar që do të krijohet një situatë e tillë, qe kanë me u ndërpre urat e komunikimit mes pozitës e opozitës.

Çuni tha se akuzat që po ju drejtohen LDK-së kinse pe shet token e vendit, janë akuza të ngutshme.
"Është mirë që na jemi përmbajtur, kjo është në kulturën dhe traditën tonë", tha Çuni.

"E pashë të arsyeshme që duhet të reagoje, ta krijoj një klimë që ka hapësirë që ne të komunikojmë për ti paraqitur të gjitha opsionet. Ajo rrugë që është zgjedhur jashtë Kuvendit nuk është e mire. Ajo situate qe ka ndodh gjate luftës po përsëritet sot", tha Çuni duke shtuar se po te kishte koordinim te mire, disa tema që sot po diskutohen nuk do të diskutoheshin fare.

"Duhet me u thirre në emër të të gjithë atyre që dhanë kontribut për vendin tonë".
Është mirë që në mesin e LDK-së kemi edhe deputet që e njohin mirë hektarin, dhe që me hulumtimet e tyre kanë mundur të kuptojnë se me këtë marrëveshje diçka nuk është në rregull.

Momentin qe ka dilema s'mundet të ekzistoj çështja e kalimit te saj ne Kuvend.
Edhe kryeministri i ka marre parasysh vërejtjet dhe ka marre vendim qe punën e komisionit ta rivlerësoj. E pas publikimit të rezultateve edhe unë kam me ndryshuar qëndrimin tim, tha ndër tjera Çuni për çështjen e Demarkacionit dhe Malin e Zi.

"Kam me lanë ketë çështje ne diskrecionin e liderëve politik. Por për mu është shume me rëndësi me arrit një zgjedhje te përbashkët", u përgjigj Çuni lidhur me atë se a është vërtet lajmi të cilin e mësojnë burimet e Rrokum TV, se Haradinaj do të bëhet kryeministër dhe të zgjerohet koalicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat