Erdogan: Kurkush s’guxon të prekë kufijtë tanë

Lajme

Erdogan: Kurkush s’guxon të prekë kufijtë tanë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 21:51

Duke folur për “Ditën e Mësuesit” në pallatin Presidencial të Ankarasë, e Martë, Rexchep Taip Erdogan theksoi se Turqia ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj dhe se ushtria e tij intervenoi vetëm kur aeroplanët ushtarak rus dhunuan hapësirat tona.

“Arsyeja se pse në të kaluarën Turqia nuk kishte marrë hapa drastikë, tregon se ne jem gjakftohtë. Askush nuk duhet të dyshojë se në bëmë të pamundurën për të anashkaluar incidentin. Por çdonjëri duhet të respektojë të drejtën tonë për të mbrojtur kufirin,” tha Erdogani në deklaratën e tij të parë pas incidentit, njofton Daily Sabah, përcjell Bota sot.

“Ne rrëzuam një nga dy aeroplanët të cilët dhunuan hapësirat tona ajrore duke i paralajmëruar sëpaku dhjetë herë,” shtoi ai.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Ahmet Davutoglu, gjenerali ushtarak Hulusi Akar, kryetari i shërbimit sekret Hakan Fidan dhe disa ministra./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat