Deputetët në arrati po qëndrojnë në Gllogjan të Deçanit?

Lajme

Deputetët në arrati po qëndrojnë në Gllogjan të Deçanit?

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 20:44

Disa prej deputetëve të opozitës për të cilët janë lëshuar flet- arreste, dyshohet se po strehohen në Gllogjan të Deçanit.
Fletarrestimi ende nuk është zbatuar për deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

E, nga policia e Kosovës nuk kanë dashur të pohojnë e as të mohojnë një gjë të tillë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka thënë se të gjitha informacionet relevante janë duke u përdorur në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit është e obliguar në zbatimin e Fletë-Arresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe është në realizim e sipër të Fletë-Arresteve tjera për personalitetet që kërkohen dhe në momentet kur takohen të njëjtit do të sillen në Prokurori ashtu siç parashihet në Fletë-Arreste. Të gjitha informacionet relevante janë duke u përdorur në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore”, ka thënë Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat