Thaçi: Opozita të mos e shndërrojë në dhunë manifestimin e 28 Nëntorit

Lajme

Thaçi: Opozita të mos e shndërrojë në dhunë manifestimin e 28 Nëntorit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 20:04

Zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thirrjen e opozitës për manifestim paqësor më 28 Nëntor e ka cilësuar si thirrje për manifestim të dhunshëm.
Ai këto komente i bëri në një linjë direket për transmetusin publik nga Berlini.

“28 Nëntori është festë e gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Është festë e bashkimit, solidaritetit, gëzimit etj. Paralajmërimet e krerëve të opozitës për manifestim të dhunshëm janë të rrezikshme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj”, ka thënë Thaçi.

Ai më pas u ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen sipas tij nga këto paralajmërime për manifestim të dhunshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat