Procesi gjyqësor kundër Oliver Ivanoviqit drejt fundit

Lajme

Procesi gjyqësor kundër Oliver Ivanoviqit drejt fundit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 19:45

Gjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit dhe 4 serbëve të tjerë të cilët janë të akuzuar për krimet e luftës në Kosovë gjatë vitit 1999, po i afrohet verdiktit. Ndërkohë Gjykata në Veri ka marrë vendim që Ivanoviç të mbetet në arrest shtëpiak edhe dy muaj tjerë.

Sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, janë dëgjuar dy dëshmitarët e fundit të mbrojtës së këtij rasti. Më këtë rast ka përfunduar procedura e paraqitjes së provave, ndërsa në seancën e radhës e cila është caktuar me 1 dhjetor, pritet deklarimi i të pandehurve dhe fjalët përfundimtare të palëve.

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq gjendet në paraburgim nga 27 janari i vitit 2014 për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra penale më 14 prill 1999.

Ivanoviç, sipas aktakuzës, ishte udhëheqës i njësitit policor paramilitar dhe së bashku me komandantin e atëhershëm të policisë në Mitrovicë, Dragolub Delibashiq, ngarkohen për veprën e nxitjes dhe bashkëpjesëmarrjes në kryerjen e veprave të rënda penale, vrasje dhe tentim vrasje, si dhe dëbim të shqiptarëve në Mitrovicë, gjatë trazirave, në shkurt të vitit 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat