Obama për rrëzimin e aeroplanit rus: Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e saj

Lajme

Obama për rrëzimin e aeroplanit rus: Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e saj

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 19:05

Ka reaguar Presidenti Obama rreth rrëzimit të aeroplanit rus nga Turqia. Ai ka thënë se ende po i pret detajet, por ka theksuar se Turqia ka të drejtë ta mbrojë territorin dhe hapësiren e saj ajrore.

“Ende po i marrim detajet se çfarë ka ndodhur.Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin dhe hapësirën ajrore. Është e rëndësishme që turqët dhe rusët të flasin mes vete që të merret vesh se çfarë ka ndodhur” ka thënë Obama në një konferencë për media bashkë Presidentin e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat