Amerika i del në krah Turqisë: Aeroplani rus u paralajmërua 10 herë

Lajme

Amerika i del në krah Turqisë: Aeroplani rus u paralajmërua 10 herë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 17:37

Ushtria amerikane ka mbështetur të martën pretendimin e Turqisë se pilotët turq kishin paralajmëruar avionin luftarak rus 10 herë - por që nuk kishin arritur të marrë asnjë përgjigje - para se ta rrëzonin atë.

"Ne ishim në gjendje për të dëgjuar gjithçka që po ndodhte, komunikimet (në mes të turqeve dhe ruseve) ishin në kanale të hapura," tha zëdhënësi i një baze ushtarak të vendosur në Bagdad, Kolonel Steve Warren, në një video telefonatë me gazetarët, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

I pyetur nëse ai mund të konfirmojë raportet se pilotët turq kishin bërë 10 paralajmërime ndaj avionit luftarak rus, por pa përgjigje, Warren ka thënë: "Unë mund të konfirmoj se, po."

Ai shtoi se nuk ishte menjëherë e qartë se në cilën anë të kufirit turko-sirian po fluturonte avioni luftarak rus, duke shtuar se do të duhet kohë për të analizuar të dhënat para se të arrihet në një përfundim të tillë.

Pentagoni thotë se forcat amerikane nuk ishin të përfshira në rrëzimin turk të avionin luftarak rus.

Shtetet e Bashkuara kanë prani të fortë në Turqi dhe rregullisht fluturojnë avionët e vetë luftarakë nga baza ajrore në Incirlik, duke kryer bombardime kundër caqeve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Zyrtarët e Pentagonit kanë dënuar më parë veprimet dhe taktikat e pilotëve rusë pasi që avionët ushtarak të Rusisë kanë shkelur hapësirën ajrore turke muajin e kaluar.

Në incidentin e të martës, ushtria turke tha se avioni u rrëzua nga dy avion ushtarak turq, F-16, pasi që kanë shkelur hapësirën ajrore turke 10 herë brenda një periudhe prej pesë minutave.

Por, Rusia këmbëngul se avioni i tyre ushtarak ishte brenda hapësirës ajrore siriane kur u rrëzua dhe dënoi rrëzimin e tij si një "incident shumë serioz".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat