​Operacion në Gjermani, kërkohet terroristi nga Parisi

Lajme

​Operacion në Gjermani, kërkohet terroristi nga Parisi

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 16:32

Policia gjermane ka filluar një operacion në qytetin Minden, pas njoftimeve se ndoshta aty mund të gjendet i dyshuari për pjesëmarrje në Paris Salah Abdeslam.

Siç transmetojnë mediat gjermane aksioni është zhvilluar në veriperëndim të Gjermanisë pasi ekzistojnë informata se aty gjendet Abdeslam.

Në komunikatën e Policisë thuhet se tani për tani nuk ka indikacione se momentalisht terroristi më i kërkuar në Evropë mund të gjendet në këtë vend, transmeton Reuters.

Policia ka marrë informatë se Abdeslam mund të gjendet në një adresë të njohur policinë në territorin e qyteteve Minden dhe Lübbecke në shtetin federal gjerman Rhine-Westphalia .

“Pas hetimeve intensive deri më tani nuk ka shenja që mund të vërtetojnë dyshimet se Abdeslam gjendet në atë lokalitet”, ka thënë policia duke shtuar se operacioni është në vazhdim.

Në sulmet terroriste në Paris janë vrarë 132 njerëz dhe tani për tani vetëm dihet se Abdeslam është i gjallë dhe në liri ndërsa anëtarët tjerë të organizatës janë vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat