Lufta e III-të Botërore mund të jetë vetëm 30 sekonda larg (Foto/Video)

Lajme

Lufta e III-të Botërore mund të jetë vetëm 30 sekonda larg (Foto/Video)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 16:30

Turqia e ka rrëzuar një aeroplan Rus për të cilin thonë se ishte në hapësirën e tyre ajrorePor, ja pse kjo ngjarje mund të ketë pasoja të mëdha.

Ne mund të jemi vetëm 30 sekonda nga Lufta e Tretë Botërore pasi që tensionet ndërkombëtare rreth çështjes së Sirisë rrezikojnë ta ndezin një luftë të tillë, raporton lajmi.

Turqia ka pohuar se janë përgjegjës rreth rrëzimit të një avioni luftarak rus këtë mëngjes, duke shtuar se avioni rus kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.

Ndërsa Rusia thotë se avioni i tyre asnjëherë nuk ishte larguar nga zona ajrore e Sirisë.

Por, Turqia gjithashtu thotë se e kishin paralajmëruar avionin luftarak 10 herë brenda 5 minutave që të largohet nga territori i tyre.

Sekretari i Jashtëm, Philip Hammond, e ka përshkruar incidentin si një çështje me potencial shumë serioz – por a ka mjaftueshëm potencial që të shndërrohet në një konflikt më të gjerë?

Hapësira ajrore Siriane është e komplikuar

Përderisa hapësira ajrore rreth Sirisë bëhet vazhdimisht më e mbushur, komandantët ushtarak i frikësohen një përplasjeje mes avionëve luftarak, helikopterëve, droneve, raketave – dhe që mund të ketë pasoja globale.

Një ekspert ushtarak ka paralajmëruar: “Të racionalizosh një hapësirë kaq komplekse nuk është e mundur – si p.sh. ta fokusosh mendjen tënde rreth një kubi të Rubikut i cili lëviz me një shpejtësi 2000 km/h, dhe pastaj të shtosh edhe disa tjerë”.

“Duke e marrë parasysh trafikun ushtarak atje në ajër, është me të vërtetë një brengë e madhe që një avion do të sulmohet si pasojë e një keqkuptimi të paqëllimshëm katastrofik. Kjo do të thotë se ne mund të jemi vetëm pak sekonda larg nga një eskalim i papritur i cili mund të na dërgojë neve në luftë”, ka shtuar ai.

Disa aeroplanë të SHBA-së mbi Sirinë, është dashur ti braktisin shënjestrat e tyre, pos kësaj edhe të largohet pakëz për të iu shmangur avionëve rus.Russia says is smoke rising after airstrikes carried out by the Russian air force

Disa fotografi të radarit nga Qendra e Komandës të SHBA-së në Katar, tregojnë se sa janë afruar avionët F-16 të SHBA-së me ata rus Su-34 mbi Siri.

Rreshteri Gen Charles Brown, komandant i kampanjës ajrore Amerikane në Siri, thotë se avionët e SHBA-së dhe të Rusisë ishin afruar rreth 20 milje afër me njëri-tjetrin, e cila do të thotë se me shpejtësinë të cilën ata fluturojnë, kanë qenë vetëm 30 sekonda larg një përplasjeje shkatërrimtare.

Me stacionimin e transportuesit të avionëve luftarak kinez, Liannoning, për ti lejuar avionët J-15 të kryejnë sulme ajrore, frika e gabimeve vetëm sa është zmadhuar.

Andrew Foxall, ekspert rus i organizatës për këshillë dhënie të problemeve politike apo ekonomike tek Shoqata Henry Jackson, ka thënë se një gabim mund të shkaktoj një incident diplomatik të proporcioneve katastrofike.Vladimir Putin

Por ankthi më i gjerë është lufta e autorizuar e cila luftohet nga koalicioni global anti-Shtet Islamik kundër mbështetjeve të Assadit nga trupat e Putinit, mund të na shpijë në një konflikt botëror.

Dr Foxall thotë: “Rusia ka një objektivë krejt ndryshe nga koalicioni i NATO-së dhe nga mënyra perëndimore për demokraci liberale dhe ndryshim të regjimit në Siri pasi që interesi primar i Kremlinit është të mbajë një regjim pro-Rus në Siri”.Civil defence members and civilians search for survivors under the rubble

Intervenimi i Kinës ka çështje edhe më të komplikuara, me frikën se mund ti përdorë sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik, si mbulojë për ti kryer sulmet tek rebelët Sirian.

Gjithashtu ka edhe brenga tjera se Rusia është duke kërkuar ta zgjerojë ndikim e saj diku tjetër në regjion, veçanërisht mes myslimanëve shiiat Irakian dhe Iranian, të cilët urrehen nga ekstremistët Suni, si p.sh. ISIS.

Iraku pritet të veprojë sikurse Siria, duke i kërkuar Rusisë ta bombardoj Shtetin Islamik, rezultat disa mujor i komploteve të fshehta nga spiunët e Putinit.Abu Bakr al-Baghdadi

Me Iranin duke e lejuar Rusinë të fluturoj përgjatë hapësirës së vet ajrore, dy aleanca rivale të fuqishme janë shfaq Lindjen e Mesme, gjë që na kujton ‘ndërtimin’ e Luftës së Parë Botërore.

Sidoqoftë, tensionet kanë eskaluar pas raportimeve që kryekomandanti i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është kontrabanduar diku në një ‘gjendje të panjohur’ pasi që karvani i tij ishte bombarduar nga forcat ajrore të Irakut.

Putini i ishte drejtuar Perëndimit se ata janë duke thënë se janë duke e luftuar terrorizmin por nuk janë duke demonstruar rezultate.


Por, ish-Sekretari i Nato-së, Gjenerali Jaap de Hoop Scheffer, ka thënë për Channel 4 se Putini me kohën do të bjerë në shpatën e tij, transmeton lajmi.net.

“Ai do të jetë anti-Krishti për çdo Suni në Lindjen e Mesme”, ka cekur ai.Huge explosions as Russia allegedly strikes Hama region, Syria

Turqia dhe Mbretëritë e Bashkuara janë anëtarë të NATO-së

Ndërkohë që tensionet po eskalojnë në kufirin perëndimor të Sirisë, incidenti mes avionëve të Rusisë dhe Turqisë e ka rritur temperaturën.

Turqia ka reaguar me alarm kur avionët Rus kishin filluar të bënin kontrolle në hapësirën e tyre ajrore.

Nato e ka paralajmëruar Rusinë se do ti mbrojë anëtarët dhe aleatët e vet nëse ka nevojë.Huge explosions as Russia allegedly strikes Hama region, Syria

Dhe Britania është duke i dërguar 100 trupa në Poloni, Estoni, Lituani, dhe Letoni për tu mbrojt ndaj agresionit të më tejmë nga Rusia si pasojë e intervenimit të Rusisë në Ukrainë dhe një rritjeje të vazhdueshme të numrit të inkursioneve në qiejt britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat