Grass: Kosova nuk është target i ISIS-it, por askush nuk është imun ndaj rreziqeve

Lajme

Grass: Kosova nuk është target i ISIS-it, por askush nuk është imun ndaj rreziqeve

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:10

(E plotësuar) Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass, tha se Kosova nuk është target i ISIS-it, duke shtuar se duhet të jemi të vetëdijshëm se askush nuk është imun ndaj rreziqeve.

Këtë ai e tha sot në Prishtinë, ku ligjëroi mbi sfidat aktuale të sigurisë në botë, në kontekst të sfidave në rritje me të cilat po përballet NATO, si nga Moska, ashtu edhe nga aktorë jo-shtetërorë të tillë si i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.

Grass tha se ISIS është rrezik për të gjithë, pasi që ka shumë pak vende që nuk janë të rrezikuar dhe se për këtë çështje duhet të bashkëpunojnë të gjithë së bashku, pasi që sipas tij, ky është një konflikt i cili do të zgjas shumë.

Grass: ISIS është rrezik për të gjithë ne

“Trajtimi i ISIS-it dhe çfarëdo organizate të ekstremizmit është rrezik për të gjithë ne. Mendoj ka shumë pak vende në botë të cilat nuk janë të rrezikuar nga kjo ideologji dhe kjo lëvizje ekstremiste. Në Shtetet e Bashkuara nuk i konsiderojmë ata rrezik strategjik i mbijetesës so në. Ne i konsiderojmë ata si një rrezik i sigurisë në gjithë botën, mënyrë se si e trajtojnë ata nuk mendoj që është në ato termet e Luftës së Tretë Botërore, por i një qasje të gjithë Qeverisë”, tha Grass.

Gjenerali Grass foli edhe për fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili tha se Garda Kombëtare ka punuar ngushtë për këtë gjë, pasi që e sheh si shumë të rëndësishme një gjë të tillë.

Ai thotë se janë të gatshëm të mbështesin ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Grass: Përkrah çfarëdo vendimi që merr Kuvendi për ushtrinë e Kosovës

“Sa i përket Forcave të Armatosura të Kosovës mendoj që ky është një debat që është duke u krijuar edhe në Kuvend. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim çfarëdo që vendos Parlamenti, nëse do bëni ndonjë ndryshim kushtetues e di që gjeneral Ora është i gatshëm ta mbështes atë si pjesë e partneritetit shtetëror siç kemi bërë edhe në të kaluarën”, deklaroi Grass.

Pos këtyre, Grass foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke thënë se ai do të jetë në mbështetje të shtetit të Kosovës për këtë çështje, porse, Kosova dhe të gjitha shtetet e tjera duhet të bashkëpunojnë ngushtë me NATO-n pa marrë parasysh a janë të anëtarësuar në atë apo jo.

Grass: Të gjithë shtetet qofshin në NATO apo jo, duhet të bashkëpunojnë për rreziqet që i kemi

“NATO ka një histori të madhe dhe tani jemi në atë periudhën që të sigurojmë NATO-n se ne jemi një mik dhe partner i tyre por nuk mbyllet këtu kjo çështje. Jam takuar me ta dhe ata dëshirojnë më shumë përfshirje nga shtetet e tjera. U kërkojnë shteteve tjera që të vijnë dhe të bëjnë ushtrime se bashku në mënyrë q ë të krijohen mjetet e përbashkëta të cilat i përdorim si ushtri. Pavarësisht a jemi në NATO a jo, kur e shikojmë botën të gjithë i kemi ato rreziqet e njëjta dhe duhet të organizohemi dhe të kuptojmë njëri-tjetrin sidomos në botën e sotme ku rreziqet fiskale janë prezentë për të gjithë ne”, tha u shpreh ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shtruar pyetje në drejtim të shefit të Byrosë të Gardës Kombëtare duke u interesuar nëse rrezikohet siguria në Kosovë derisa nuk është pjesë e INTERPOL-it.

Grass edhe një herë potencoi se Kosova nuk është target i ISIS-it, por se nuk iu dihen rreziqeve që vijnë brenda natës.

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve, gjeneral Frank J. Grass, gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë që nga viti 2004, u takua sot edhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe Komandantin e FSK, Rrahman Rama, ndërs a më vonë do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Guglielmo Miglietta.

Grass: Kosova s’është target i ISIS-it, rreziqet ndryshojnë brenda natës

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass, ka ligjëruar mbi sfidat aktuale të sigurisë në botë, në kontekst të sfidave në rritje me të cilat po përballet NATO, si nga Moska, ashtu edhe nga aktorë jo-shtetërorë të tillë si i ashtuquajturi “Shteti Islamik”. Për këta të fundit tha se Kosova nuk është Kosova nuk është target i ISIS-it por gjithashtu duhet të dimë se askush nuk është imun ndaj rreziqeve.

Grass tha se ISIS është rrezik për të gjithë, pasi që ka shumë pak vende që nuk janë të rrezikuar.

“Në ShBA e konsiderojmë ISIS-in si një rrezik për të gjithë botën por edhe rajoni duhet fillojnë të trajtojnë këtë cështje. Shkëmbimi i informatave duhet të jetë në nivel ndërkombëtar sa më shpejt që është e mundur, duhet të jemi bashkë dhe të punojmë në këtë cështje”, ka thënë ai.

Kurse, duke iu përgjigjur deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj se a rrezikohet siguria në Kosovë derisa nuk është pjesë e INTERPOL-it, Grass tha se Kosova nuk është target i ISIS-it por gjithashtu duhet të dimë se askush nuk është imun ndaj rreziqeve të cilat ndryshojnë brenda natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat