Gecaj: Vetëvendosja si brigadat e kuqe (Video)

Lajme

Gecaj: Vetëvendosja si brigadat e kuqe (Video)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:37

I ftuar në emisionin Rrokum Roll, Bajram Gecaj nga LDK, për arrestimin e Kurtit tha se është arrestim jo politik me arsyetimin se " Albin Kurtit i është dërguar thirrja nga stacioni i policisë, po ai nuk i është përgjigjur".
"Kur policia dyshon se je i dyshuar për vepër penale atëherë e ka të drejtën me të marrë në stacion, nëse nuk i përgjigjesh thirrjes", ka thënë Gecaj.
Ai ka thënë se nëse nuk do t’ju kishte dhënë mundësia Kurtit të deklarohet, atëherë populli prapë kishte me bo protesta, sikur që bënë tash mbas arrestimit të tij, e kjo i bie hyp se të vrava zhdryp se të vrava.
Gecaj nuk i vlerëson veprimet e opozitës, e sidomos të Vetëvendosjes, duke i cilësuar si "veprim i brigadave të kuqe".
Lidhur me marrëveshjet e nënshkruara, si ajo e demarkacionit me Malin e Zi dhe e Asociacionit të komunave serbe, Gecaj tha se i kanë studiuar fjalë për fjalë, dhe se "vetëm është quar pluhur palidhje"
"Këta po kërkojnë nga Kryeministri Mustafa me e shkel ligjin, sepse heqja e nënshkrimit është shkelje e ligjit i cili u aprovua në Kuvend"
"Le ti bëjnë 2/3 e votave dhe marrëveshja hiqet, nuk mundet me e heq nënshkrimin Isa Mustafa", shtoi Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat