Thaçi: Takimi i sotëm më i ashpri në tri vitet e fundit

Lajme

Thaçi: Takimi i sotëm më i ashpri në tri vitet e fundit

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:35

Sonte në Bruksel është mbajtur takim i radhës në mes te Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
Pala Jonë përfaqësohej nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.
Nga pala serbe ishin Kryeministri Aleksandar Vucic dhe zëvendësi i tij, Ivica Dacic.
Nikoqire e darkës ishte Përfaqësuesja Speciale, zonja Federica Mogherini.
Pas takimit, prononcimet e pjesëmarrësve ishin te shkurtra.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, u shpreh shkurte se “takimi i sotëm ishte prej me te ashpërve ne tri vitet e fundit” pa elaboruar me tepër por megjithatë me një buzëqeshje te lehtë.
Por, pa buzëqeshje ishin përfaqësuesit e Serbisë në ketë darkë.
Kryeministri i Serbisë Vucic është pare i vrerët (shihet edhe në video) dhe nuk është prononcuar fare. Zëvendësi i tij Dacic vetëm ka thënë se “kryeministri (i Serbisë) Vucic do te shpjegoje çdo gjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat