“Tifozët Kuq e Zi”, peticion për lirimin e Ballistit

Lajme

“Tifozët Kuq e Zi”, peticion për lirimin e Ballistit

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 22:46

Në letrën e tyre ata u luten Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për dhënien e lirisë për “bashkëkombasin, spikatur për veprimin simbolik, të guximshëm e të paharrueshëm, të ngritjes në qiellin e Beogradit të dy Heronjve të mëdhenj të historisë sonë, 14 Tetorin e vitit të shkuar”.

“Ne, nënshkruesit e kësaj KËRKESE, të përbashkuar në gjuhë, ndjenjë kombëtare e flamur, të vëmendshëm në çdo ngjarje e zhvillim politik dhe kulturor të kombit tonë, të vetëdijshëm për rëndësinë e aktit që po e kryejmë, lutemi

– në vlerësimin human e patriotik nga ana e Juaj të rastit Ismail MORINA, shok, mik e njeri i dashur i yni, së fundmi arrestuar në Tiranë e mbajtur në paraburgim nga Gjykata e Kryeqytetit.

– në dhënien e lirisë këtij bashkëkombasi, spi katur për veprimin simbolik, të guximshëm e të paharrueshëm, të ngritjes në qiellin e Beogradit të dy Heronjve të mëdhenj të historisë sonë, 14 Tetorin e vitit të shkuar” – shkruhet në peticion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat