Kryeministri Isa Mustafa sërish ka komentuar në Facebook në lidhje me deklaratat e kundërshtarit të tij politik Ramush Haradinaj.
Mustafa nga Brukseli ku po qëndron në një darkë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq ka postuar një status ku sërish i përmend veprimtarët e vrarë të LDK-së.
Disa orë më herët Haradinaj e ka quajtur Mustafën ‘hienë në kohën e Ibrahim Rugovës”.
Statusi i Mustafës në Facebook:
Ata që frikësohen të numërojnë të kërcënuarit dhe të ekzekutuarit nga radhët e veprimtarëve të LDK-së, numërojnë se sa e-pa zë i kam kapërcyer.
Përplasen në distancë Mustafa e Haradinaj, përmenden edhe vrasjet e aktivistëve të LDK-së