Orhan Pamuk: Erdogani dëshiron me çdo kosto të mbajë pushtetin

Lajme

Orhan Pamuk: Erdogani dëshiron me çdo kosto të mbajë pushtetin

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 21:21

Fituesi i NOBEL-it për letërsi në vitin 2006, Orhan Pamuk, ka deklaruar në intervistën e tij për italianen, La Republica, se fajtor i sulmeve të fundit terroriste në Turqi është Erdogani, që dëshiron me çdo kosto të ruajë pushtetin.
“Ai nuk arriti fitoren absolute në Qershor për ta kthyer shtetin nga parlamentar në presidencial, andaj tani dëshiron zgjedhje të reja që do nxjerr jashtë parlamentit partinë pro-kurde,” tha Orhan Pamuk.
I pyetur nëse ka frikë për eskalimin e situatës, ai u përgjigj – “po kam frikë, pasi e di se Erdogani do bënte çështë e mundur për të pasur të gjitha pushtetet në Turqi”.
Orhan Pamuk tha se të gjithë banorët e vjetër turq, kujtojnë skenarët e para 35 vjetëve, ku filloi lufta civile mes të majtëve dhe të djathtëve në Turqi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat