Koçijançiq: Kapitulli 35, kompentencë e vendeve anëtare të BE-së

Lajme

Koçijançiq: Kapitulli 35, kompentencë e vendeve anëtare të BE-së

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 19:01

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiq ka thënë se përmbajtja e Kapitullit 35 është kompetencë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, burime brenda BE-së, raporton B92, theksojnë se “Serbia mund të japë mendimin e vet dhe të kontribuojë” në qëndrimet e Brukselit në lidhje me draftkornizën e kapitullit.
“Shtetet e BE-së në Komisionin Evropian kanë paraqitur një draftkornizë si dhe rekomandimet për hapjen e kapitullit, dhe tani varet nga shtetet anëtare që të prezentojnë çdo ndryshim eventual si dhe të vendosin për hapjen e kapitujve”, ka thënë Koçijançiq për gazetarët në Bruksel.
Koçijançiq ka folur në emër të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, si dhe Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ku ka theksuar se dokumenti i përgaditur nga Komisioni Evropian mundëson një pamje të qartë të çështjeve për të cilat janë arritur marrëveshje në Bruskel.
“Ka vetëm një dialog dhe një Përfaqësues të Lartë që është sponzorizues i dialogut”, ka thënë ajo duke shtuar se nuk ka asgjë më shumë se që dihet në të.
Përmbajtja e platformës së kapitullit 35 ka zgjuar debat dhe reagime të ashpra midis zyrtarëve serbë, pasi aty flitet për statusin e Kosovës, ku Serbia detyrohet ta njeh Kosoën si njësi territoriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat