Infografik: AKP e Erdoganit do humb zgjedhjet bindshëm!

Lajme

Infografik: AKP e Erdoganit do humb zgjedhjet bindshëm!

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:24

Pas sulmit terrorist në qendër të Ankarasë ku u vranë 95 civilë turq dhe mbi 100 të tjerë u plagosën rëndë, kanë dalë edhe anketat e para se çmendon populli turk mbi aktet e fundit terroriste.
76% mendojnë se ka pasë neglizhencë nga institucionet e shtetit, 82% kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të brendshëm, ndërsa 96% e të anketuarve mendojnë se pas sulmeve të fundit terroriste qëndron një organizatë e vetme.

Davutoglu humb popullaritetin

Ajo që bie në sy, është ngritja e popullaritetit të partisë opozitare CHP, dhe ulja e mbështetësve të kryeministrit aktual nga radhët e AKP-së, Ahmet Davutoglu.
37% e popullit mbështesin opozitarin Kemal Kiliçdaroglu, CHP, 36% mbështesin kurdin Selahetin Demirtash, HDP, ndërsa vetëm 25% dhe 13% mbështesin Davutoglunë dhe kryetarin e partisë nacionaliste Devlet Bahçeli respektivisht.
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare turke do mbahen në 1 Nëntor, ndërsa kjo është anketa e parë që nxjerr aq poshtë partinë e Erdoganit dhe figurat e saj më të larta./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat