Opozita: Arrestimi i Kurtit me urdhër të Qeverisë, Qeveria opozita e dhunshme

Lajme

Opozita: Arrestimi i Kurtit me urdhër të Qeverisë, Qeveria opozita e dhunshme

Nga: Arben Sylejmani Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:00

Pas arrestimit të Albin Kurti nga ana e Policisë së Kosovës për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e së enjtes, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes të martën përmes një konference të jashtëzakonshme për media e ka quajtur veprimin e policisë si shumë të papranueshëm.
Ai thotë se arrestime të tilla nuk ndodh në një vend demokratik, por vetëm në një qeveri si ajo e Putinit, në të cilën policia është e instrumentalizuara.
Nga ana tjetër, në Policinë e Kosovës thonë se ndalimi i tij është bërë me urdhër të prokurorit kompetent dhe pas intervistimit të tij, ai është liruar.

Vllasi: Arrestimi i Kurtit i panevojshëm
Avokati Azem Vllasi thotë për “Bota sot” se arrestimi i deputetit të Albin Kurti në atë mënyrë si është bërë nga Policia e Kosovës, ka qenë i panevojshëm.
“Një person, siç janë deputetët e Kuvendit që gëzojnë imunitet mund të t dhe sjellët në polici në dy raste: nëse gjendet në flagrancë duke kryer vepër të rënde penale edhe është i dyshuar se ka kryer një vepër penale por është në arrest. Në atë rast ku ta zënë policia e merr dhe e sjellë në polici dhe e dërgon në procedurë të mëtejshme”, tha Vllasi.
“Kjo që ka ndodh mbrëmë, mënyra e tillë e ndalimit në rrugë, natën pasi që nuk është për këto dy raste, që i thash më lartë nuk ka qenë e nevojshme. Është dashur të thirret në mënyrë të rregullt të merrej në pyetje, por jo në këtë mënyrë. A do t’i përgjigjej thirrjes së policisë apo jo atëherë policia sipas rregullave të veta i ka veprimet alternative”, ka shtuar Vllasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat