Mediat gjermane: Sot u deportuan 72 shqiptarë nga Gjermania

Lajme

Mediat gjermane: Sot u deportuan 72 shqiptarë nga Gjermania

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:56

Të Martë, 13.10.2015, janë deportuar 72 shqiptarë nga Gjermania pasi iu refuzua kërkesa e tyre për azil. Media gjermane, Mitteldeutschland Zeitung (Gazeta e Gjermanisë së Mesme), ka shkruar gjithashtu se shqiptarët kanë shanse zero për t’iu pranuar kërkesa e azilit.
“72 shqiptarë sot u deportuan në Shqipëri, pasi kërkesa iu refuzua nga autoritetet gjermane. Shumica e shqiptarëve kishin aplikuar për azil në regjionin Sachsen-Anhalt,” shkruan mes tjerash në mz-web.de, duke treguar se ata tashmë janë kthyer me aeroplan në aeroportin e Rinasit.
Deri tani janë deportuar 700 shqiptarë ndërsa edhe tjerët priten të largohen së shpejti, pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat