Pranë Intifadës së Tretë: Vriten tre izraelitë

Lajme

Pranë Intifadës së Tretë: Vriten tre izraelitë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:26

Sëpaku tre izraelitë kanë ndërruar jetë dhe shumë tjerë janë plagosur, pas dy sulmeve të ndryshme në Jeruzalemin lindor. Këto vrasje vijnë pas përleshjeve të mëdha që ka kapluar vendin mes palestinezëve dhe izraelitëve, që mund të çojë edhe në eskalimin e situatës. Një izraelit ka vdekur, pasi një palestinez ka vozitur maqinën e tij me shpejtësi kundër një autobuzi, duke vrarë një pasagjer izraelit, ndërsa dy tjerët vdiqën nga të shtënat brenda autobuzit.
Tensionet në Izrael dhe Palestinë filluan pas mësymjes së xhamisë Al Aksa nga policia e izraelit, ku prej atëherë janë plagosur mbi 2000 persona dhe dhjetëra tjerë kanë vdekur. Jeruzalemi Lindor është nën juridiksionin e Autoritetit Palestinez, por që Izraeli nuk njeh pavarësinë e saj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat