"Kidnapimi i Kurtit në Çagllavicë tendencioz"

Lajme

"Kidnapimi i Kurtit në Çagllavicë tendencioz"

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:42

​Arrestimi i mbrëmshëm i deputeti Albin Kurti jo me të hyrë në Kosovë por në hyrje të Prishtinës, përkatësisht në Çagllavicë nga ana e opozitës po shihet si veprim tendencioz dhe i gabuar.

Madje për opozitarët ky veprim ka kontribuar në eskalimin e situatës së mbrëmshme për çka ata thonë seQeveria e Kosovës dhe drejtuesit e saj duhet të bartin pasojat, çfarëdo qofshin ato.

Adonis Tahiri nga Vetëvendosje tha për KosovaPress se ndonëse nuk i dini arsyet e vërteta të Policisë së Kosovës për atë siç e ka quajtur ai” kidnapim”, të Kurtit, vendi ku ishte zgjedhur të bëhej arrestimi i tij ishte tendencioz.

Tahiri: Kidnapimi i tij dhe vendi ku është bërë janë mjaftë tendencioz

“Ne zyrtarisht nuk i dimë arsyet e Policisë së Kosovës pse ka ndodhur kidnapimi i deputetit Albin Kurti mu në Çagllavicë, mirëpo edhe kidnapimi i tij edhe vendi ku e kanë zgjedhur janë mjaftë tendencioze, të kombinohen mes vete”, tha Tahiri.

Ndërsa për deputetin nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berisha, arrestimi i mbrëmshëm i deputeti të Vetëvendosjes Albin Kurti ishte një gabim dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësishtme neni 75 të saj.

Berisha: Policia ka bërë gabim me arrestimin e Kurtit

“Ne si deputet dhe ne si Grup i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mendojmë që arrestimi i deputeti Albin Kurti mbrëmë është një gabim që ka bërë Policia ose ata që kanë dhënë urdhëruar për arrestimin e tij. Ky arrestim është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, saktësisht me nenin 75 të Kushtetutës sepse deputeti i Parlamentit të Kosovës ka imunitetit dhe dihen procedurat se në rast se ai bie ndesh me ligjin, se si mund të arrestohet ose të thirret në përgjegjësi, por kurrsesipër veprimet e deputeti që janë në suaza të veprimtarisë politike”, tha Berisha.

Sipas tij, ky veprim i ndërmarrë mbrëmë për arrestimin e Kurtit nuk shkon në përmirësim të situatës, por përkundrazi vetëm sa e tension atë. Berisha tha se në rast se Prokuroria ose Policia kanë problem me ndonjërin prej deputetëve, atëherë duhettë drejtohen kryeparlamentarit , pasi që brenda Zyrës së kryetarit të Kuvendit ekziston një drejtori për heqjen e imunitetit, e tek pastaj mund të fillohet me procedurat tjera.

Berisha tha përveç tjerash se arrestimi i Kurtit një ditë pas kualifikimit të Shqipërisë për në Kampionatin Evropian të Futbollit 2016, ka ndikuar në prishjen e disponimit të qytetarëve të cilët sipas tij më shumë po dëgjojnë lajme të këqija se sa të mira.

Berisha: Arrestimi i Kurtit ka prishur gëzimin e qytetarëve pas fitores së Shqipërisë

“Ne ishim në një mos të them gëzim sportiv, sepseShqipëria u kualifikua për në Kampionatin në Francë, pak a shumë na prishi atë disponimin edhe te qytetarët, janë të lodhur me lajme të këqija, kanënevojë medigju ndonjë lajm të mirë dhe kjo ngjarje nuk është në favorin dhe nuk shkon në të mirën e qytetari”, tha Berisha.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami në një prononcim të dhënë përmes telefonit për KosovaPress tha se arrestimi i deputetit Kurti ka mundur të bëhet me të arritur në hyrje të kufirit, e jo krejt afër kryeqytetit.

“Arrestimi i deputeti Kurti është bërë pikërisht në momentin jo adekuat, pikërisht edhe në vendin ku nuk është dashtë të bëhet arrestimi i tij, pasi ka mundur të bëhet në kufi ku ka zbritur. Ai nuk ka pasur asnjë fletëarrest. Jashtë çdo rregulli është bërë arrestimi i tij”, tha Bajrami.

Sipas deputetes Bajrami, ajo çka ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme nuk është dashur të ndodh, dhe se me këtë sjellje Qeveria po tregon se është e gatshme për të shkatërruar vendit dhe popullin e Kosovës.

“Ajo çka ka ndodhur dje nuk ka guxuar të ndodh. Derisa edhe policia është politizuar nuk mund të flitet më në këtë vend për demokraci. Pozita po thirret vetëm në numrat që ka e të bëj si të donë. Qeveria duhet të ketë kujdes me veprimet që bëhen pasi që ajo do t’i bartë pasojat çfarëdo qofshin ato”, tha Bajrami.

Për arrestimin eKurtit nëÇagllavicë , e jo me të hyrë në kufirin e Kosovës nga Maqedonia, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani nuk ka dhënë ndonjë arsyetim pse është vepruar në këtë mënyrë, duke thënë se arsyeja e ndalimit të tij ka qenë e bazuar në urdhrin e dhënë nga prokurori kompetent i Policisë së Kosovës.

Kelani: Arsyeja e ndalimit të tij ka qenë e bazuar në urdhrin e dhënë nga prokurori kompetent

“Policia e Kosovës mbrëmë në orët e mbrëmjes ka ndalur Albin Kurtin, në hyrje të Prishtinës, apo thënë konkretisht në hyrje të Çagllavicës. Arsyeja e ndalimit të tij ka qenë e bazuar në urdhrin e dhënë nga prokurori kompetent i Policisë së Kosovës. I njëjti është ndaluar në një automjet dhe pas ndalimit i është kumtuar se ai duhet të shoqërohet në stacionin policorë për t’u intervistuar në bazë të urdhrit të dhënë nga prokurori kompetent”, tha Kelani.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thotë se ka siguruar informatën se në momentin e arrestimit të Albin Kurtit nuk ka pasur fletarrest të shkruar por vetëm fletarrest verbal.

Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme deputeti Albin Kurti ishte arrestuar në hyrje të Prishti nës, pas veprimeve të këtij të fundit në Parlamentin e Kosovës gjatë seancës së 8 tetorit ku ai kishte hedhur gazë lotsjellës në sallën e seancave të Kuvendit, veprim që ky ishte dënuarnga ambasadat në Kosovë si dhe nga shoqëria civile./A.Sahiti/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat