Delawie: Koktejet e mollotovit nuk kanë vend në Kosovë

Lajme

Delawie: Koktejet e mollotovit nuk kanë vend në Kosovë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:35

Greg Delawie, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë ka bërë një reagim ndaj granatës së dorës që ishte vendosur në shtëpinë e kryetarit të Leposaviqit Dragan Jabllanoviq.
Ai ka reaguar edhe ndaj ngjarjeve të mbrëmshme në kryeqytet.
“Koktejet e mollotovit dhe granatat nuk kanë vend në Kosovë. As në Prishtinë as në Leposaviq. Sundimi i ligjit është e vetmja rrugë në integrimet euroatlantike” ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat