Gjermania do shkurtojë donacionet për refugjatët?

Lajme

Gjermania do shkurtojë donacionet për refugjatët?

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:28

Ministri i financave në Gjermani, Wolfgang Schauble ka lënë të kuptohet se do shkurtojë fondet dhe ndihmat ndaj refugjatëve. Momentalisht qeveria gjermane paguan për çdo refugjat 670 euro në muaj nga regjistrimi deri në kohën kur i hiqet e drejta e azilit.
“Duhet ta shqyrtojmë mundësinë e shkurtimeve të fondeve,” tha mes tjerash Schauble, të Martën gjatë takimit në Berlin.
Ai gjithashtu tha se do kërkohet mirëkuptim edhe nga partitë tjera të majta, si Die Linke, SPD dhe të Gjelbërit. Por partia SPD e koalicionit ka theksuar se ndryshimet për uljen e ndihmave ndaj refugjatëve është e pamenduar mirë, pasi bëhet fjalë “për minimumin e ekzistencës” dhe se 670 euro nuk janë ndihmë e madhe për ta./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat