​Policia e Kosovës bën publike fletëthirrjen për Albin Kurtin

Lajme

​Policia e Kosovës bën publike fletëthirrjen për Albin Kurtin

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:40

Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent kanë bërë publike fletëthirrjen për urdhrin e ndalimit të Albin Kurtit, me anë të së cilës kanë demantuar deklaratën e Kurtit.

I pyetur nga mediat, përse nuk është arrestuar Kurti në Kufi, por në Çagllavicë, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni ka treguar se ndalimi është bërë me pëlqimin e policisë.

Po ashtu prokurori Besim Kelmendi tha se ky operacion nuk ka përfunduar, porse, sipas tij, operacioni i mbrëmshëm ka qenë vetëm faza e parë e intervistimit, dhe se do të vazhdojnë edhe proceduara të tjera.

Policia përmendi edhe dëmet e shkaktuara nga protesta e mbrëmshme, duke siguruar se për çdo rast të tillë do të ketë më shumë përforcime.

Kjo është arsyeja që u ndal Albin Kurti sipas Prokurorisë (Foto/ Video)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat