Një provë për arratisjen më të famshme në histori (Foto/Video)

Lajme

Një provë për arratisjen më të famshme në histori (Foto/Video)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:22

Dy vëllezër ia dolën të arratisen me sukses nga burgu i Alkatrazit në vitin 1962 dhe nuk u mbytën, ashtu siç deklaronte FBI.

Kështu pretendojnë nipërit e John dhe Clarence Anglin, në një dokumentar të History Channel.

Madje ata kanë ofruar edhe një foto, që thuhet se fakton pretendimet se ata jetonin në një fermë në Brazil në vitin 1975- madje mund të jenë të gjallë akoma edhe sot.

Kjo është prova më e fortë e paraqitur në emision, çka provon mesa duket teorinë se të burgosurit u kapën pas një trageti, duke u larguar nga Alkatrazi.

Më herët ata kishin gërmuar me lugë një tunel, duke dalë nga qelitë.

Një bashkëpunëtor i priti dhe ata shijuan më pas lirinë.

Kriminelët, që duhet të jenë 84 dhe 85 vjeç tani, mendohej se ishin mbytur në ujërat e rrezikshëm që rrethojnë ishullin historik të San Françiskos, SHBA.

Arratisja nisi në mesnatë.

Vëllezërit dhe Frank Morris, përdorën maska letre për të mashtruar rojet, që mendonin se ata po flinin në krevatet e tyre.

Pasi u futën në sistemin e ajrimit, ata dolën në çati.

Atje improvizuan një mjet lundrues me palltot e tyre, të cilat i frynë duke përdorur disa koncertina.

Ekspertët mendojnë se provat e reja janë të besueshme.

Sipas Daily Mail, ata kanë zbuluar me ndihmën e nipërve të të arratisurve, se kockat e gjetura gjashtë muaj më pas në brigjet e San Françiskos, në fakt nuk i përkasin vëllezërve Anglin.

Nëse kjo është e vërtetë, ky do jetë rasti i parë i arratisjes së suksesshme nga i pari dhe më i famshmi burg i sigurisë supermaksimale në SHBA.

Autoritetet nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Frank Morris.

Nuk dihet nëse ai udhëtoi me vëllezërit apo jo.

Burgu i Alkatrazit u mbyll në vitin 1963, 29 vite pasi ishte hapur.

Aty janë burgosur disa nga emrat më të njohur në botë si Al Capone, Mickey Cohen apo James ‘Whitey’ Bulger.

Burgu është hapur tashmë për vizitorët.

1 milionë njerëz e vizitojnë çdo vit.

Vëllezërit u arratisën në vitin 1962.

Hsitoria e tyre ka frymëzuar filmin ‘Arratisje nga Alkatrazi’ me aktorin Clint Eastwood.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat