Vetëvendosje ia dogji veturën anëtarit të vetë në KQZ

Lajme

Vetëvendosje ia dogji veturën anëtarit të vetë në KQZ

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:59

Aktivitetet e Vetëvendosjes gjatë natës së mbrëmshme kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë parapara. Ata nuk kanë kursyer as veturat zyrtare që kanë qenë të parkuara para institucioneve të shtetit. Dy të tilla që kanë qenë pranë KQZ dhe janë bërë shkrumb e hi. E njëra nga këtu dy vetura është edhe e anëtarit të VV’së në KQZ, Adnan Rrustemi.

Adnan Rrustemit, anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ mbrëmë i është djegur vetura komplet. Zjarrin në këtë veturë e kanë hedhur vetë anëtarët e partisë së tij.

Rrustemi, gjatë tërë kohës e ka pasur në pronësi veturën “Sharan” ngjyre e kaltër me targave 5Z-011-03.

Në Komisionin Qendrore të Kosovës, KQZ nuk kanë pranuar të japin shumë detaje për këtë rast. Pasi siç kanë thënë ata nuk kanë ende raport nga Policia e Kosovës.

Mbrëmë aktivistët e VV’së kanë djegur edhe veturën “Polo” ngjyrë e kaltër me targa 5Z-008-03, që është në posedim 24 orësh nga anëtari i NISMA-s Esheref Vishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat