Daçiq zbulon “planin sekret” të Prishtinës: Ja cili është hapi i parë pas pranimit në UNESCO!

Lajme

Daçiq zbulon “planin sekret” të Prishtinës: Ja cili është hapi i parë pas pranimit në UNESCO!

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:02

Sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, nëse Kosova pranohet në UNESCO, hapi i ardhshëm i saj do të jetë një kërkesë Prishtina për pranim në Këshillin e Evropës.

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTS tha se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën po përballen me presione të mëdha.

Sipas tij, shkruajnë mediat serbe, Serbia do të presë sesionin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s më 21 tetor, kur në rend të ditës do të jetë çështja e anëtarësimit të Kosovës, por deri atëherë vazhdon aktivitetet e saj kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Daçiç ka kujtuar se ka disa shtete të mëdha që kanë shprehur, siç ka thënë ai “vullnetin për kundërshtimin e tyre parimor ndaj qëndrimeve joparimore”.

"Aty janë janë Rusia, Kina, Kuba, Spanja, Argjentina dhe Brazili", tha ministri i Jashtëm dhe shtoi se ka ende shumë vende që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, sepse ata mendojnë se kjo është politizimi i panevojshëm i UNESCO-s.

Daçiç beson se kërkesa e fundit e Kosovës është pasojë e asaj që ndodhi gjatë dekadave të fundit, duke shtuar se është i sigurt se Prishtina do të vazhdojë të kërkojë tu bashkohet organizatave tjera ndërkombëtare, me mbështetjen e vendeve ku perëndimore.

I pyetur se çfarë mendon se mund të jetë hapi i ardhshëm i Kosovës, Daçiq u përgjigj se nëse Kosova pranohet në UNESCO, ajo mund të kërkojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ndërkaq, duke folur për mundësinë e Kosovës për të fituar një vend në Kombet e Bashkuara, Daçiq ka thënë se të gjitha shpresat janë të vendosura në të drejtën e vetos, duke shtuar se është gjithnjë e më shumë duke u bërë presion mbi vendet mike të Serbisë që të abstenojnë ose të mos jenë të pranishëm gjatë votimit në organizatat e mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat