Jabllanoviç flet rreth financimit nga Haradinaj, dyshon në serbë

Lajme

Jabllanoviç flet rreth financimit nga Haradinaj, dyshon në serbë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:34

Aleksandër Jabllanoviq, lideri i kontestuar i Listës Serbe, i ka quajtur “gënjeshtër e kulluar” raportimet në mediet në Serbi se ka marrë 100 mijë euro nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për financim të fushatës zgjedhore, në zgjedhjet e fundit nacionale.

Sipas tij e gjithë kjo është bërë për të shkatërruar kredibilitetin e tij politik dhe për të dëmtuar atë për shkak të përgatitjes që kanë brenda Listës Serbe, siç shprehet ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt për lajmin, duke drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit, Isa Mustafa, dhe partnerëve të tij politik serb.

Por, Jabllanoviq ka mohuar se kjo është “gatuar” nga shqiptarët.

Aleksandër Jabllanoviq ka folur për gjithë periudhën e bisedimeve me liderët e partive pas zgjedhjeve të fundit nacionale, gjashtë muaj me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për mundësinë e formimit të koalicionit qeverisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat