Milaim Zeka: Jam i pafajshëm

Lajme

Milaim Zeka: Jam i pafajshëm

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:07

(E plotesuar) Seanca gjyqësore ka vazhduar në veri të Mitrovicës, derisakryetari i trupit gjykues pas një pauze 10 minutash ka marr vendim që Gjykata Themelore në Mitrovicë ka kompetenca territoriale që gjykimi ndaj Milaim Zekës dhe Rrustem Rrukollit të vazhdojë në këtë gjykatë.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit, dy të pandehurit janë deklaruar absolutisht të pafajshëm për të dyja pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohen.

Gaismith: Pse seanca ndaj Zekes po mbahet në veri të Mitrovicës

Seanca gjyqësore ndaj gazetarit, Milaim Zeka dhe Rrustem Rrukollit ka filluar me vonesë dhe menjëherë kryetarja e trupit gjykues Franqeska Fisher ka dhënë një pauzë 10 minutëshe.

Kjo për shkak se avokati i Rrustem Rrukollit, Gregori Gaismith, ka pyetur se pse seanca po mbahet në veri të Mitrovicës, ndërkohë që vepra penale është kryer në Skenderaj.

Këtu ka reaguar prokurori Romula Mateus i cili tha se meqë Gjykata e Skenderajt funksionon në kuadër të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, atëherë vendi është pikërisht i duhur për këtë seancë.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues Franqeska Fisher ka dhënë një pauzë 10 minutëshe për të marr një vendim rreth kësaj çështje.

Milaim Zeka po akuzohet për veprën penale “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Tentim i pengimit të provuarit ose procedurës zyrtare dhe privatësisë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat