Kërcënon deputeti i VV-së, ke për ta ndjerë veten edhe më keq Kryeministër

Lajme

Kërcënon deputeti i VV-së, ke për ta ndjerë veten edhe më keq Kryeministër

Nga: M.L. Më: 13 tetor 2015 Në ora: 10:36

Pas reagimit të Kryeministrit Isa Mustafa, lidhur me ngjarjet e mbrëmshme, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, i cili ka thënë se Kryeministri Mustafa, do ta ndjejë veten edhe më keq.

Ky është postimi i Topallit, në Facebook

Ke për ta ndjerë veten edhe më keq Kryeministër

Mustafa tha sot: U ndjeva keq për pamjet që pashë mbrëmë. Kryeministër, të jeni i sigurt që keni për ta ndjerë veten edhe më keq , nëse vazhdoni ta bëni argatin e Serbisë. Pamjet e mbrëmshme, ku policët shqiptar rrafin dhe u zënë frymën me gaz djelmoshave dhe vajzave që angazhohen kundër kthimit të Serbisë në Kosovë nuk janë të këndshme, por ato janë 100% pasojë e politikës që ju po bëni. Me dhunë policore as Serbia nuk arriti ta mposhtë Kosovën e aq më pakë do të mund ta bëjnë këtë argatët e sajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat