Jeta e milionerit, “Mbreti” i drogës nga Lazarati që jeton në Mal të Zi(VIDEO)

Lajme

Jeta e milionerit, “Mbreti” i drogës nga Lazarati që jeton në Mal të Zi(VIDEO)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 10:26

Kontrabanduesi i drogës, Safet Kaliti i dyshuar për shpëlarjen e mbi 7 milionë eurove të fituara nga shitja e drogës, shtetas i Malit të Zi, i është siguruar pasaportë false në mes të Kosovës me vulë zyrtare. Kaliti i është ndryshuar emri në Rifat Muriq në pasaportën e Kosovës, e cila mban edhe vulën për regjistrim civil në Lipjan. Burime të mediave tregojnë se ai ka jetuar për një kohë në Kosovë gjatë së cilës periudhë i është përgatitur edhe pasaporta. Me këtë dokument Kaliti ka arritur që të depërtojë në Evropë përmes Kosovës.

Shtetasi i Malit të Zi, Safet Kalih, i shpallur në kërkim ndërkombëtar tash e sa vite me dyshime për shpëlarjen e 7.3 milionë euro, është arrestuar në Austri, bashkë me dokumentet false “Made in Kosova”.

Urdhërarrestimi ndërkombëtar është lëshuar në gusht të vitit 2011, ndërsa vetëm tre muaj para kësaj ai ishte pajisur me letërnjoftim e pasaportë të Kosovës…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat