Tre policë në gjendje të rëndë nga protestat e mbrëmshme

Lajme

Tre policë në gjendje të rëndë nga protestat e mbrëmshme

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 10:14

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar se deri tani, si pasojë e dhunës së djeshme janë të lënduar 15 policë, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, si dhe një qytetar i lënduar nga dhuna e protestuesve.

Sipas Kelanit, tetë (8) persona janë shoqëruar për në stacionin policor. Derisa, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte policore, shoqërore dhe private. Një veturë është djegur pranë Prokurorisë dhe disa të tjera janë të dëmtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat