Flet ish-komandanti i UÇK-së, profiterët e luftës nuk mund të jenë në krye të shtetit

Lajme

Flet ish-komandanti i UÇK-së, profiterët e luftës nuk mund të jenë në krye të shtetit

Nga: Mimozë Lakna Më: 13 tetor 2015 Në ora: 09:54

Hafir Hoxha, njëri ndër oficerët e parë shqiptarë dhe një prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerëson se profiterët e luftës nuk mund të kenë funksione udhëheqëse, vendimmarrëse Politike, Gjyqësore, Policore dhe Ushtarake në shtet, pasi nuk janë të pastër dhe janë mbi ligjin.

“Hajnat, dallavergjit, profiterët e luftës nuk munden të kenë funksione udhëheqëse, vendimmarrëse Politike, Gjyqësore, Policore dhe Ushtarake në shtet!!! Ata e kanë bishtin e zëntë vet me derë , nuk janë të pastër, janë frikacakë dhe nuk guxojnë të sjellin vendime as ti zbaton ato dhe urdhrat për të mbrojtur demokracinë, ligjin dhe shtetin !!! Ne bash asi njerëz kemi në vendet kyçe të shtetit, për atë arsye në secilin qytet të Kosovës unë ta mbushi nga një autobus njerëz " politikan, komandantë e biznesmen " që faktikisht janë mbi ligjin !!! .... Po mundem me paramendua çka do të thonë ushtarët e mi të Policisë Ushtarake të UÇK-së kur ta lexojnë këtë koment!!! Unë me ushtarët e Policis Ushtarake”, thotë Hoxha për “Bota sot” ./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat