A ka frikë populli nga politikanët apo politikanët nga populli?

Lajme

A ka frikë populli nga politikanët apo politikanët nga populli?

Nga: H.O. Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:52

Politikanët në Kosovë janë ata që kanë në dorë shtetin, popullin dhe paratë e popullit. Por a e kanë në dorë edhe fuqinë e popullit?

Politikanët e dinë fare mirë që ata janë aty ku janë vetëm me votën e popullit, apo kjo iu kujtohet vetëm në raste fushatash zgjedhore dhe kur marrin pozitën e dëshiruar harrojnë popullin fare, madje shfaqin dhunë ndaj tyre.Populli është ai që me një votë ngrit apo rrëzon një politikan.

Por pavarësisht kësaj, ata me votën dhe paratë e popullit bëhen të fortë dhe të suksesshëm. Ata shkelin popullin dhe nuk njohin më votuesit e tyre. Për qëllime të veta përdorin vazhdimisht popullin. Kur është fjala për të organizuar protesta masiv, populli u qëndron besnik atyre, ndërsa kur marrin pushtetin politikanët nuk janë aq besnik ndaj popullit.

Vetëm popullin i ndjek ligji, ndërsa jo edhe politikanët. Gjykatat cdo ditë e më tepër dënojnë qytetarë të Kosovës për qfarëdo vepra penale, ndërsa ato vepra të vrasjeve që rëndojnë shumë politikanë janë lënë në harresë, madje duket se gjykatat as nuk kanë guxim t’i hetojnë ato.

Andaj kush kujt duhet t’ia këtë frikën, populli politikanëve që kanë pozitë dhe pushtet, apo politikanët popullit, që rrezikojnë të mos kenë më votën e tyre?/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat